Çdo gjimnazist e çdo i sapodiplomuar është ulur në një moment të jetës para kompjuterit, ka hapur një faqe boshe dokumenti dhe e ka parë për orë të tëra, pa ditur ç’të shkruajë në CV e tij. Në atë pikë të jetës, të duhet përvojë që të gjesh punë dhe të duhen punë që të kesh përvojë. Një cikël i pamundur. Sidoqoftë, nëse ende keni ngecur te faqja bosh, ja ç’të shkruani në CV kur s’keni ç’të shkruani.

Prezantoni veten

Jeni student, i sapodiplomuar apo punoni diku dhe shpresoni të punoni diku tjetër. Pasojeni me një përmbledhje të shkurtër për t’i dhënë ngjyrim pjesës tjetër të faqes. Përmbledhja është një ose dy fjali që përshkruajnë etikën tuaj të punës, ç’doni të arrini në punën që po kërkoni dhe ç’synoni pasi të fitoni vendin e punës.

Fokusohuni te aftësitë tuaja

Nëse s’keni përvojë, fokusohuni te aftësitë. Përfshini aftësi teknike ose jo, të tipit si e menaxhoni kohën, si punoni me të tjerët, a jeni të organizuar, të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve dhe si e motivoni veten.

Për sa i përket aftësive teknike, merrni në konsideratë programe ose ëebsite në të cilët jeni të rrjedhshëm. Nëse dini të navigoni në Reddit apo të realizoni video për YouTube vetëm me celular, aq më mirë, mund të keni diçka ndryshe nga të tjerët. Sigurisht, vlejnë programe si Microsot Suite.

Punë vullnetare

Punët vullnetare meritojnë një seksion më vete dhe duhen listuar si të ishin përvoja pune: Roli juaj, emri i organizatës, kohëzgjatja dhe disa pika që përshkruajnë detyrat, arritjet dhe pjesëmarrjen.

Projekte të veçanta

Këtu përfshihen projekte personale apo projekte të realizuara në shkolë. Pikë plus nëse projekti mund të aplikohet në punën që kërkoni të fitoni.

Hobi dhe interesa

Nëse keni ende hapësirë boshe, përmendni si e shpenzoni kohën e lirë. Edhe nëse thjesht lexoni në kohën e lirë, mund të lexoni libra që i vlejnë fushës suaj.

Aktivitete verore

Nëse keni punuar tre muajt e verës, shtojeni këtu. Edhe nëse keni punuar si shitës akulloresh, mund të shtoni në CV aftësi të mira komunikative apo aftësi të mira në shtije.